Qerimi: Dëshmuam se mund të zhvillohemi tutje

05 nëntor 2023 | 22:57

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren me Sllovakinë, ndonëse ajo nuk ishte e mjaftueshme për avancim në kualifikime.

Sipas Qerimit, Kombëtarja është përmirësuar shumë në krahasim me ndeshjen në Sllovaki.

“Gabimet e mëdha jemi munduar t’i përmirësojmë me biseda, me qetësi, për të pasur pasqyrë reale për të vazhduar tutje. Djemtë e ri treguan veten. Kemi parë se kemi cilësi. Në ndeshjen e parë nuk ishte fytyra jonë e vërtetën. Sllovakët nuk janë më të mirë se ne. Sot treguam se mund të shkojmë tutje, të zhvillohemi ende”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
YouTube ka vendosur të godasë përdorimin e bllokuesve të reklamave…