Krasniqi: Mirush Kabashi do të jetojë përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes se artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi.
Ai ka thënë se Mirush Kabashi do të jetojë përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar.
“Na paska lënë sot shqiptari, kosovari ynë, që këtë dhe, në të dy anët e kufirit, e kish vatan e kish atdhe. Mirush Kabashi, shkodrani me prejardhje nga Gjakova, në 75 vitet e jetës së tij realizoi mbi 100 role në teatër dhe film. Pas çmimeve si ‘Artist i Merituar’, ‘Mjeshtër i Madh i Punës’, Mirushit, me plotë meritë, iu nda edhe çmimi ‘Nderi i Kombit’. Përmes kontributit për artin shqiptar, e posaçërisht recitimeve të tij të papërsëritshme, Mirush Kabashi do të jetoj përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar – gjersa mali të bahet hi, e hiri mal përsëri! Lamtumirë, mjeshtër!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



