Abdixhiku drekon me Hovenierin: Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-në

18 dhjetor 2023 | 15:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një shkrim në “Facebook”, ai tha se për festat e fundvitit ka qenë i ftuar në drekë tek rezidenca e Hovenier.

“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në rezidencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit. Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar. Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 13-të në elitën e basketbollit të Kosovës solli…