Muller: Do të jetë përballje e bukur me Lazion në ‘Olimpico’
18 dhjetor 2023
| 15:45
Bayern Munchen do të përballet me Lazion në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve. Në faqen zyrtare të klubit bavarez, Thomas Muller është shprehur se do të jetë një sfidë e bukur.
“Jam entuziast për shortin. Është një qytet emocionues. Lazio si klub është gjithmonë interesant. Kur arrini në raundin e 16-të, keni bërë një punë të mirë. ‘Olimpico’ është një stadium i vjetër dhe i famshëm, do të jetë bukur të përballesh atje”, ka thënë Muller.



