Zëvendësministri serb i Kurtit kërkon që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 4:00 të mëngjesit Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Leposaviq, Gorski Guriq, i është djegur vetura me një shishe “që kutërbonte erë benzine”, ndërsa këtë akt kriminal të zjarrëvënies, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim e ka lidhur me Listën Serbe.
Më këtë rast, ai ka kërkuar që Lista Serbe të shpallet “të shpallet organizatë terroriste”.
Në një postim në “Facebook”, Radomiroviq ka thënë se përmes zjarrëvënieve të këtij lloji po synohet të bëhet presion rreth mosbashkëjetesës së serbëve me shqiptarët, ndërsa beson që partia civile e Nenad Rashiqit “po rrihet çdo ditë e më shumë”.
“Do të publikojmë listat e bandave terroriste nga Leposaviqi që po shkatërrojnë jetën e serbëve. Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste”, ka shkruar Radomiroviq.



