Mitrovicasi ushtron dhunë ndaj nënës

11 shkurt 2024 | 08:38

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto raste bëhen edhe më të rënda kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 55-vjeçarja ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht dhe vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës, e gjithë kjo ka ndodhur pasi 36-vjeçari i bën trysni që t’ia transferojë pronën në emrin e tij.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi ai menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më 9 shkurt një grua është larguar nga shtëpia dhe…