Samiti Botëror i Qeverisjes, Rama i drejtohet Tony Blairit: Ti je arsyeja pse u bëra kryeministër

13 shkurt 2024 | 14:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në Dubai, ku po diskutohet për sfidat aktuale.

Ai teksa fliste, iu drejtua Tony Blairit se ai ishte arsyeja përse u bë kryeministër.

“Dua t’i them auditorit, që nuk do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër. Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dosja ndaj biznesmenit Rezart Taçit, i akuzuar për pastrim parash…