Hiqet tabela në cirilikë e ‘Komunës së Zveçanit’, vendoset standardja e Kosovës

25 mars 2024 | 12:01

Është hequr tabela në cirilikë e Komunës së Zveçanit ndërsa është vendosur ajo standarde e Republikës së Kosovës në gjuhën shqipe dhe serbe (në alfabetin latin), raportojnë mediet lokale nga veriu.

“Para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, aktualisht është vendosur një autoblindë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Në numër më të vogël duken edhe disa pjesëtarë të njësisë speciale, si dhe të policisë së rregullt”, raporton “Kontakt Plus”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bianca Censori nuk ka hezituar të ekspozojë trupin e saj…