Uruguai mbetet në duart e Tabarezit

21 shtator 2018 | 17:58

Edhe katër vite të tjera. Uruguai ka rinovuar kontratën me trajnerin e tyre historik Oscar Washington Tabarez.

Lajmi qarkullonte prej ditësh ndërsa tani është zyrtarizuar se 71-vjeçari do të jetë trajneri i përfaqësueses së vendit të tij deri në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Ashtu si lexohet në komunikatë, Federata Uruguaiane e Futbollit nuk e ka fshehur kënaqësinë që do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin që i çdo deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2010 dhe fitoi Kupën e Amerikës 2011, raporton “Telesport”.

Imazhet e fundit të Tabarez, në stol me patericë gjatë Rusi 2018, kanë bërë për vete të gjithë opinion publik. Uruguaj bëri një punë të mirë edhe në botërorin e fundit ku u mposht vetëm nga Franca kampione. Tabarezi u bë i famshëm kur fitoi Kupën Libertadores me Penarol, më pas me sukseset  Boca dhe me dhe me mbërritjen në Itali ku drejtoi Cagliari dhe Milan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE)…