Milani mendon për Ibran

03 tetor 2018 | 14:03

Zlatan Ibrahimoviq nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Milanin. Megjithëse ka shëtitur gjithandej nëpër Evropë dhe së fundmi në Amerikë, suedezi ruan kujtimet më të bukura me fanellën kuq e zi, që tashmë drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës, Genaro Gattuso.

Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, gjiganti i sulmit është në bisedime me Milanin. Dëmtimi i Higuainit në këto pak ndeshje nxori në pah problemet në sulm dhe Ibrahimoviq do të ishte një zgjidhe emergjente perfekte. 37-vjeçari ka një kontratë me LA Galaksi që e mban të lidhur edhe për një vit, por kur e thërret Milani, gjithçka mund të ndodhë për të. Nëse mbërrin, suedezi do të nënshkruaj një kontratë 6 mujore në janar.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri brazilian Alison Becker ka bërë me dije se ka…