Limaj: Nisma për Kosovën sot është më e fuqishme se kurrë

05 dhjetor 2017 | 10:13

Nisma për Kosovën për më pak se katër vite ka arritur të ketë 230 zyrtarë shtetëror, të cilët shërbejnë për të mirën e qytetarëve të vendit, dhe si e tillë asnjëherë nuk do t’i zhgënjejë ata.
Kështu ka deklaruar mbrëmjen e së hënës kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili në një tubim falënderues në Vushtrri. Ai ka theksuar se Nisma për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme, sesa që është sot.
E krejt kjo, Limaj ka thënë se është meritë e besimit që kanë pasur qytetarët e Kosovës ndaj subjektit që ai e drejton.

“Për tri vite e gjysmë, kjo parti ka arritur që sot t’i ketë 230 zyrtarë shtetëror, ministra, deputetë, këshilltarë, asamblistë. Nesër do të marrim edhe drejtori nëpër komuna të ndryshme. Kjo është e paparë në historinë e politikës së rajonit. Dhe ky sukses i yni, i takon para së gjithash atyre që na kanë besuar. Ne do të punojmë që të mos i zhgënjejmë ata”, ka thënë Limaj.

Me premtimin se Nisma për Kosovën do të vazhdojë të punojë mirë dhe në dobi të qytetarit, Limaj ka ftuar të rinjtë e Vushtrrisë që të mobilizohen për të vënë në jetë vizionin për të cilin presin shumë njerëz.

“Kërkoj nga ju që të shfrytëzoni krejt mundësitë që i keni, të shtriheni e të shpërndaheni nëpër çdo fshat, lagje e qytet. Të fuqizohet ky projekt politik, Nisma për Kosovën. Ju bëjë apel për bashkim dhe afrim me njëri-tjetrin, t’i ndani detyrat, kemi shumë njerëz jashtë që iu presin dhe e presin këtë vizion. Mobilizimi dhe angazhimi juaj do ta përçojë këtë vizion politikë. Me shpresë që djemtë dhe vajzat e reja, intelektualët e rinj do ta bëjnë këtë punë, do të kemi sukses edhe në Mitrovicë dhe Vushtrri”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 20:45 në “Camp Nou” do të zhvillohet ndeshja…