Haradinaj pret në takim presidentin e “Vatrës”, kërkon angazhimin e tij për Kosovën

08 nëntor 2024 | 14:50

Në selinë e AAK-së, kryetari Ramush Haradinaj ka pritur në takim presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha, të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.

“Z. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Uashington, si dhe në Kongres dhe Senat. Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas dy muajsh, piloti britanik Lewis Hamilton do të jetë…