Ndalohen tre persona të dyshuar për rastin e koduar “Kufiri 2” dhe sekuestrohen rreth 136 kilogramë marihuanë

27 nëntor 2026 | 18:17

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, në zbatim të planit taktik të koduar “Kufiri 2”, sot, në autostradën “Arbën Xhaferi”- afër daljes Doganaj-Kaçanik, është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e dyshuar për marihuanë, në sasi prej rreth 136 kilogramë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, një person tjëtër i dyshuar për përfshirje në rast gjendet në arrati, ndërsa, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë rast, ndaj të cilit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara gjatë hetimeve, personat e dyshuar në këtë rast janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dyshohet se të njëjtit kishin për qëllim transportin, shitjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike të llojit marihuanë, nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Republikës së Kosovës, e më pas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me destinacion përfundimtar Republikën e Turqisë.

Policia e Kosovës në bashkë punim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj , do të vazhdoj tutje me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me këtë rast, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe identifikimit të të gjithë personave të dyshuar.

Policinë e Kosovës ne bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, mbetet e përkushtuar në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të shtunën, më 28 nëntor, salla sportive Tabor në Maribor…