A do e tundë NARD NDOKA flamurin e opozitës?!

19 janar 21:04

Bedri Islami

Tre muaj e disa ditë më shumë ndajnë zgjedhjet e përgjithshme politike në Shqipëri. 25 prilli, si duket do të jetë një ditë suprizë, sido që të ndodhë. Nëse opozita do të fitojë, kjo do të jetë shenja më domethënëse se, edhe një rast ekstrem, kur i ke humbur të gjitha nga fataliteti halucionant i shefit të opozitës dhe pushtetit i ke dhënë gjithçka, që nga parlamenti i sajuar ku mendjelehtësia në braktisjen e sallës dhe përzgjedhja tip kunetor e ka shndërruar në një turm amorfe, pushteti lokal, institucionet qendrore financiare, pra, edhe një një rast të tillë, mund të fitosh. Nëse do të konfirmohet edhe një herë e majta e Edi Ramës, ky do të ishte përjashtimi i parë nga rregulli i pa shkruar i dy mandateve, dhe krijohet precedenti i parë i tre të tillë, e për më tepër kur ke humbur shumë që nga fillimi i qeverisjes.
Mandati i tretë i Edi Ramës duket më i mundshmi i tanishëm, jo vetëm se qeverisja dhe ekipi i tij ia ka filluar punëve që heret, jo vetëm se ka pasur e ka në dorë resurse që nuk i ka askush tjetër, por edhe se përballë ka një opozitë që vetm e tillë nuk është.
Përballë Edi Ramës janë vënë të gjithë dhe, si duket shumë do të jenë të humbur. “ Dibra” si shenjë e pushtetit mbi zgjedhjet do të duket një rastësi e padëmshme, karshi asaj që mund të ndodhë, për më tepër kur opozitën nuk e zgjon dot as një e rënë këmbane.
Jan të shumta ata që janë grumbulluar e presin të strehohen nën siglën e PD-së, si forca kryesore e opozitës, por “ krahët” e saj nuk janë aq të gjërë sa t’i mbulojnë të gjithë dhe s streha e saj nuk është aq e gjërë sa t’i mbledhë të gjithë.

Partia Demokratike ndodhet në periudhën më shterpë të saj: pa ide, pa asnjë kauzë të lindur prej saj, pa mendim të ditës dhe të perspektivës, me një ripërsëritje monotone jashtë parlamentit, ku zëri, herë i ngjirur dhe herë si i fortë i Bashës , as nuk josh e as nuk tremb njeri; ku gjithçka dihet, deri edhe cili do të hedhë miell e kush ka marrë përsipër ujët, me një shef faktik të lodhur dhe të kthyer në një paranajok naiv se po e ndjekin, duan ta dëbojnë nga rrjetet sociale, dhe mbi të gjitha, përmes një lëvizje politike tepër budallaqe, në rrezikun për t’u kthyer në ndokaparti.
Një forcë politike që bën një luftë mullijsh për Teatrin Kombëtar, duke sulmuar “oligarkun” Fusha dhe pastaj ia merr djalin për deputet, dhe për më tepër, e bën atë shenjë dalluese të lëvizjes së saj politike, në mos tjetër; që për tri ditë bën kauzë vendosjen e traut në Rrugën e Kombit dhe pastaj e ndërron atë me disa zyra komode, më e pakta kjo; që bën “ agjëron “ për dy vite me aleatët e saj për një vizion të ri dhe më pas e kthen të gjithën në sigurimin e vendeve të sigurta në listat për deputetë, që nuk e di saktësisht se cili nga aleatët e deritashëm nuk do e tradhtojë nesër, sapo Edi Rama t’u tundë postet, dhe që, pasi flak nga rradhët e saj një intelektual të njohur, nga një derë fisnike, Romeo Gurakuqin, dërgon në vendin e tij Nard Ndokën, për të qenë përfaqësues politik i qytetit të shenjtë verior, kjo do të thotë se as nuk kanë kuptuar e as nuk e kanë ndër mend të kuptojnë nga përceptimi politik i një brezi të ri, i cili, tashmë nuk kërkon shpëtimin nga myku që ka zënë vend në “tempujt” e partive politike.
Është një moment kur brenda saj janë ravijëzuar tri linja kryesore: ajo e skifterëve, të prirë nga Berisha, që e ndjen se posti i deritashëm po rrokulliset; ai i !paqtuesve”, që presin të përcaktohen si kanddatë për deputetë dhe mendojnë se si do e kalojnë këtë periudhë vegjetimi, gjithnjë me shpresën se kur do të mund të vijnë në pushtet nuk do të harrohet përkushtimi i tyre, dhe, të tretët, një grup i krijuar rishtas përbri shefit të partisë, si një garnizon politik, i cili ka mbështjellë rreth vetes idenë e lidershipit dhe, të gëzuar se u erdhi koha, krkojnë me çdo kusht të dalin në paraskenë, edhe para se të ngrihet perdja.
Në grupin e parë, të skifterëve, megjithëse shumë janë pa pupla, figurat më domethënëse, edhe e grishjes për luftë e dhunë, nganjëherë edhe e shkallës së lartë “ të inteligjencës” janë disa sosh, ku janë bashkuar konglomerati politik që nga Nard Ndoka, Duka, Shehu, Marku, Dule – që pret të bëjë lëvizjen e tij, pasi të ketë ndërhyrë dikush ifuqishëm nga ortodoksia, Idrizi – që lufton me kartën e nacionalizmit ,por që çështjen çame po e dërgon drejt humnerës. Të rradhitur pas tyre një grup tjetër, gjysëm skifterësh, por me çjerrje të larta, si Paloka, Salianji – që pret që përkushtimi i tij të shpërblehet dhe udhëheqja e partisë të mos ketë harruar kontributin e tij në çështjen Babale; Spahiu, që dikush nga mosnjohja e vendosi në familjet e prekura politikisht dhe ish të burgosura nga regjimi i kohës së shkuar, dhe, në fund, “mrekullia” e parlamentit të shkuar, që nuk e duan as të vetët, i biri i Balliut, njeri që kërcënoi se herën tjetër do të ngrinte në këmbë gjithë Shqipërinë dhe se, me dhunë e vetëm me dhunë, do të përmbyste qeverinë Rama. E që tani, për hir të “ mëmëdheut”, nëse nuk e vendosin në listën e së djathtës, shkon pak majtas, tek lësëistët.
Mbi të gjithë këto qëndron Berisha- dora e hekurt, i cili, që nga dita e parë e parlamentit të pasqershorit 2017, as më pak e as më shumë, kërkoi djegjen e mandatave, largimin nga parlamenti, hedhjen në Lanë të shefit të qeverisë, zënien në çark të tij dhe, në fund, pa asnjë droje, pasi e di se shteti ende nuk është ngritur, deklaroi haptas se, në pasditen e 21 janarit, pasi ishin vrarë katër vetë, ai kishte kërkuar 5 snajperë, katër në katër qoshet e godinës qeveritare dhe një për atë, pikërisht shefin e qeverisë, që kishte vendosur të vriste shefin e opozitës dhe, për më tepër, të mbante fjalimin më mallëngjyes që ishte mbajtue ndonjëherë.
Ky grup, i skifterëve, duke pasur pas vetes Berishën, i cili nuk e fsheh se ai është frymëzuesi i kësak rilëvizje politike agresive brenda llojit të tij, dalngdalë po bëhet vendosës dhe kryesor në jetën e partisë së tyre.
Lëvizja radikale në PD nuk është as e re dhe as e papritur. Por në pragun e 25 prillit ajo mund të bëhet ekstremisht radikale dhe ekstremisht dhunuese. Qeverisja Rama ka sjellë mjaft zhgënjime, disa nga t cilat mund të jenë fatale pr vetë vendin, dhe “shtrimi” i rrugës që po i bën ai rritjes së radikalizmit opozitar, përmes mospërfilljes, tonit përbuzës dhe lojës së rëndë, mund të sjellin avragime të ndryshme, ku fajtor nuk do të jet ai, por ata që do të nxisin turmat. Ky mentalitet që po forcohet tek opozita, që duke hequr mendimin, bën vend për një ndokaparti, do e dëmtojë atë dhe do të forcojë autokracinë në qeverisjen e vendit. Ndryshimi i tashëm, megjithëse ende jo i dukur sa duhet, është se ajo ka nxjerrë në krye të saj njerëz të dhunshëm, të paditur, në mos injorantë politikë, të cilët dhunën e përceptojnë si rrugë të vetme për marrjen e pushtetit dhe që, nga mungesa e njohurive, gjuhës së rëndomtë dhe mungesës së ideve, e gjejnë veten pikërisht tek dhuna.
Gjuha e përdorur prej tyre, që nga Berisha , Meta, Bardhi- një ardhje e habitshme në ldershipin kryesor të opozitës, dhe deri tek Balliu i vockël, është e njëjtë me atë që kanë përdorur ekstremistët në të gjitha kohrat e vendet, kohët e fundit edhe në sulmin ndaj Kapitolit, …por e artikuluar në gjuhën shqipe, me një kontenacion serb. Shumë vite më parë, Shesheli , radikali i njohur serb , deklaronte se serbët e vërtetë do të shkallmojnë institucionet e Zoran Gjingjiq, e për këtëdikush do e japë edhe jetën e tij, ndërsa tani, një radikal i vockël shqiptar shqiptar, gjithësesi miniaturë e një mendësie radikale, Paloka deklaronte haptas se “ protestuesit ishin gati për gjithçka. Sot mund të kishte edhe të vrarë”. Flamurin e nacionalizimit serb që kërkonte Shesheli tani e kërkon Berisha, i cili, ende pa vajtur njerëzit në shtëpitë e tyre pasditen e 26 majit, do të deklaronte se “ Nëse Basha nuk do të tërhiqte protestuesit, do të vendosnim flamurin e fitores si me 14 shtator 1998”.
Mendësia e dhunës, si rrugë e vetme politike për të ardhur në pushtet, e shfaqur që me 2 prill të vitit 1991, si një gjak i keq, është transmetuar nga një grupim politik i një brezi, tek një brez tjetër. Por, ndërsa dikur, një herë e një kohë, lëvizja radikale kundër komunizmit ishte e justifikuar dhe e prirë nga njerëz që njiheshin si intelekatualë të klasit të parë, sot, nuk është për të qeshur kur vjen nga birbëz politik që , në delirin e fjalës , pa asnjë lloj përgjegjësie deklarojnë se “ Vërti gishtin kokës zoti Rama. Herën tjetër nuk do i tërheq shqiptarët. Rama nuk ikën në rrugë ligjore, atë mund ta rrëzojmë vetëm përmes dhunës”. (Balliu junior)
Përse ndodh e gjithë kjo? Përse zëra të mënçur brenda grupit parlamentar të PD-së kanë heshtur dhe, megjithëse është pritur ndryshe, nuk kanë më asnj rol dhe po bëjnë figurantin politik të Ndokës, Palokës, Spahiut,e disa kokrrave që mendojnë se do tërrinë gjatë deputet vetëm përmes dhunës? Ose e zgjatimit në kurrizin e një force të madhe politike, ashtu sirriten vemjet në trupin e lodhur të një peme!Përse hapësira e mendimit është mbyllur për disa dhe është hapur vulgu i fjalës tek të tjerët?
Berisha, epiqendra ku mblidhet e keqja, jo vetëm se gjithnjë ka adhuruar dhunën dhe është rrënqethur nga mendimi, megjithëse një njeri i lexuar dhe me kujtesë fenomenale, por edhe e ka praktikuar atë. Ai ishte i pari që e kuptoi se forca politike ku u vendos në krye përmes dhunës, nuk mund të qëndronte gjatë si e tillë, nëse do të depërtonte mendimi dhe nëse fjala do të ishte e para.
E ka një shkak madhor. Më mirë se të gjithë ata e dinë se Vettingu ka filluar me drejtësinë, por jo Opozita ka figura të mënçura dhe të denja për të qenë pjesë e ndryshimit, jo vetëm politik, por edhe të konceptimt të lirisë, si një domosdoshmëri historike.
Të heshtur ose jo, të mënjanuar ose jo, të sulmuar nga të vetët ,por edhe nga media të pakta, këto njerëz mund të përbëjnë thelbin e një opozite që largohet nga mediokriteti, nga një turmë që i janë veshur nga pas politikës dhe po shkyejnë pasuritë e saj; koha për të bërë një lëvizje radikale, brenda vetes, dhe afishimin e atyre që kanë vlera të duhura, të besueshme dhe reale ka adhur dhe po ikën. Emërimi i drejtuesve të rinj politikë në disa qarqe nuk ka sjellur nxdryshimin, jo se ata janë në përgjithësi emra të vjetër, por nuk kanë asnjë vizion ndryshe nga e shkuara. Dhe e kanë humbur besimin. Nëse në Vlorë ta zëmë, njerëzit e besojnë Bujar Leskajn, edhe ai nga figurat e herëshme të opozitës, nuk vjen nga që ai po krijon lidhjet e tij, por nga fakti që në kaq vite nuk i ka humbur këto lidhje. Ka qenë i pranishëm, si i thonë, në të mirë e në të keq, dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që venë një herë në hënë, sa për të të qenë të sigurtë se do të jenë deputetë.
Dhe këtu rinis pastaj rrugëtimi i “ të fortëve”, që nuk po reshtin se qenuri pjesë e forcave politike.
Të pakënaqur me pavendosmërinë e Bashës, si një lëvizje hamletiane e politikës ngurruese dhe dembele, ata duan të hapin një rrugë, për t’i dhënë zemër vetes dhe, përmes vetes, edhe metingashëve të tyre.
Askush nuk e di se si do të vazhdojë kjo lëvizje. Atyre u përshtatet perifrazimi i një poezie të njohur të Kadaresë, që mund të shqiptohet, “Nga dhuna vijmë, drejt dhunës shkojmë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pilot i British Airways ka thyer një rekord, pasi…