A do hyjë AAK në koalicion me VV-në në ndonjërën prej komunave? – flet Haradinaj

18 tetor 2021 | 22:35

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësitë e të bërit koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në ndonjërën prej komunave të vendit.

Megjithatë, Haradinaj në Rubikon tha se për këtë çështje vendos dega e AAK-së pas propozimeve të cilat pranojnë nga komunat, përcjell Klankosova.tv.

”Ne kemi një parim që e kemi respektuar që 22 vjet, na është bërë një ligj i pashkruar. Për koalicione vendos dega jonë në mënyrë të pavarur”.

”Ata e sjellin propozimin tek ne, ne ua aprovojmë zakonisht. Nuk është në nivel qëndror, por secila degë e bën analizën e vet”.

”Nuk kemi bërë ndonjë analizë tash. Sot jemi në garë me tri partitë tjera, përballemi edhe me VV-në në dy komuna, ani se aty ku përballemi me ta psh kandidati i VV-së është shumë poshtë me votë”.

”Në Gjakovë edhe në Rahovec jemi me VV-në, në Istog e sfidojmë LDK-në. Në zgjedhjet para këtyre, në Gjakovë, kemi qenë në koalicione. Kësaj here kjo është votë e AAK-së pa partnerë tjerë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka ftuar sot kryeministrin…