Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

18 tetor 22:32

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka ftuar sot kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kthehen në situatën kur mund të vazhdojë procesi i dialogut në Bruksel.

Borrell kryesoi sot Këshillin e BE-së, ku informoi ministrat e jashtëm të shteteve anëtare mbi zhvillimet në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, si dhe bisedimet me udhëheqësit rajonalë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo.

“Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë – Serbi. Kam folur si me Vuçiqin ashtu edhe me Kurtin. Rastet e fundit dhe marrëveshja (për targat) tregojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme. Unë i ftoj të dy që të kthehen në situatën kur mund të vazhdojnë dialogun”, ka thënë Borell në një konferencë për media.

Rrugët në veri ishin të bllokuara për 11 ditë nga serbët lokalë, të pakënaqur me reciprocitetin për targat e veturave të Serbisë të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Ne kishim një situatë shumë të vështirë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kam biseduar edhe me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Ngjarjet e fundit dhe marrëveshja e 13 shtatorit tregojnë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja rrugë përpara,” tha Borrell.

Kryediplomati evropian së fundi u kritikua gjerësisht për deklaratën pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontranbandës, duke thënë se “aksionet e tilla duhet të koordinohen”. Qeveria e Kosovës iu përgjigj se për luftim të kontrabandës dhe zbatim të ligjit nuk pyet askënd./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KQZ-ja ka bërë të ditur se janë numëruar të gjitha…