Pas QKUK-s, nis për herë të parë skriningu neonatal edhe në Spitalin e Mitrovicës

26 prill 2026 | 22:39

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë, ka nisur për herë të parë procesi i skriningut, apo testimit neonatal, për foshnjat e porsalindura. Neonatologët theksojnë për Radio Kosovën se është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor për foshnjat e porsalindura në Kosovë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë, ka nisur për herë të parë procesi i skriningut, apo testimit neonatal, për foshnjat e porsalindura. Neonatologët theksojnë për Radio Kosovën se është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor për foshnjat e porsalindura në Kosovë.

Pas fillimit të skriningut neonatal në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK në Prishtinë, tashmë edhe spitali i Mitrovicës ka filluar zbatimin e këtij  skriningun. Kjo procedurë po aplikohet për herë të parë në këtë institucion, duke mundësuar diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve te të porsalindurit.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, shefi i repartit, Agim Sherifi, tha për Radio Kosovën se ky testim mundëson identifikimin e hershëm të sëmundjeve metabolike dhe gjenetike, para se ato të shfaqin simptoma klinike. Ai tutje tha se skriningu neonatal realizohet përmes marrjes së disa pikave të gjakut nga foshnja, zakonisht në pjesën e thembrës, menjëherë pas lindjes.

“Te ne ka filluar të bëhet skriningunn për foshnjat e porsalindura për,  për tenelketonuri, për hipotireozë, për fibrozisitike dhe galaktozemi. Janë katër sëmundje që nëse herët detektohen janë të  preventueshme dhe detektimi i hershëm i mënjanon edhe pasojat në rritje dhe zhvillim të foshnjave. Na kemi filluar në fillim të kësaj jave, mostrat  e para janë dërguar. Presim rezultatet me na i konfirmuar. Ne pastaj këto rezultate nëse janë pozitive, ua konfirmojmë familjarëve të foshnjave”, thotë Sherifi

Ndërkohë, që nga tetori i vitit të kaluar, testimi neonatal ka nisur edhe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Deri më tani janë realizuar afro dy mijë teste, nga të cilat janë identifikuar dy raste pozitive me fibrozë cistike, ka bërë të ditur për Radio Kosovën drejtori i Neonatologjisë në QKUK, Luan Morina. 

“Zakonisht këto sëmundje manifestohen gjatë vitit parë, eventualisht vitit të dytë, që atëherë normalisht edhe shenjat janë të dukshme, atëherë është vonë sepse vetë sëmundja është zhvilluar dhe ka filluar manifestimi. Ndërsa tash me këtë diagnostikim të hershëm, ne e dimë që fëmijët do të ketë një manifestim të kësaj sëmundjeje dhe në konsultim me mjekët të fushës vazhdimisht do të lehtësohen ose do të bëhen trajtime të foshnjave, në mënyrë që të mos manifestohen sëmundje më shenja klinike me të rënda”, thotë Morina.

Skriningu neonatal bën diagnostikimin e hershëm dhe ndihmon që fëmijët të marrin trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm para se të shfaqen shenjat klinike të sëmundjes. Aktualisht, testimi kryhet për të gjithë fëmijët e lindur në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK dhe në Spitalin e Mitrovicës, pas 24 orëve të para të jetës. Ndërsa procesi i skriningut, pritët që të zgjerohet edhe në spitalet e tjera rajonale dhe ato private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Malit, Sadio Camara, është vrarë në…