A do ta shkarkojë Elvis Hoxhën për deklaratat skandaloze, përgjigjet Kurti

03 shtator 2022 | 12:14

Kryeministri Albin Kurti është pyetur se a do ta shkarkojë Elvis Hoxhën nga pozita e këshilltarit të tij për shkak të deklaratave të tij skandaloze, ku mes tjerash linçoi publikisht kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Megjithatë, Kurti u përgjigj shkurtimisht duke thënë se nuk ësthë në konferencë në cilësinë e kryetarit të LVV-së, por si kryeministrit i vendit.

Madje, ai tha se nuk e di as agjendën e tij saktësisht e lëre më të të tjerëve se çfarë bëjnë apo ku shkojnë.

Madje, ai tha se nuk e di as agjendën e tij saktësisht e lëre më të të tjerëve se çfarë bëjnë apo ku shkojnë.

“S’jam në cilësinë e kryetarit të LVV-së, por si kryeministër. Nuk e di për shkak të numrit të madh të takimeve nuk e di saktësisht se cila është agjenda ime gjer në mbrëmje e lëre më të të tjerëve”, theksoi shefi i qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është kërkesë absurde e…