A do të bëhet president i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi?

23 prill 2019 | 12:18

Analistët politik në Shkup nuk përjashtojnë mundësinë e dështimit të zgjedhjeve për shkak të mosarritjes së cenzusit dhe se me këtë skenar, kryeparlamentar Talat Xhaferi në bazë të Kushtetutës, do të jetë presidenti i përkohshëm i vendit, deri në zgjedhjet e reja.

“Sa i përket rrethit të dytë, unë mendoj se në rrethin e dytë, fitues do të jetë zoti Talat Xhaferi. Kjo sipas kushtetutës dhe jo në bazë të rezultateve. Kjo do të thotë që nuk do të ketë census”, ka theksuar analisti dhe shefi i marrëdhënieve publike të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Todor Pendarov në një deklaratë për TV21.

Ndryshe në nenin 82 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se, në rast të vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë së përhershme që ta ushtrojë funksionin ose ndërprerjes së mandatit sipas fuqisë së Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, funksionin e Kryetarit të Republikës e ushtron Kryetari i Kuvendit. Në kushtetutë thuhet se kur Kryetari i Kuvendit e ushtron funksionin e Kryetarit të Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtë vendosjeje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë të kthyerit nga Siria në Kosovë janë liruar…