A do të hyjë Prishtina në karantinë, flet Shpend Ahmeti
06 nëntor 2020
| 07:41
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar rreth mundësisë që kryeqyteti të hyjë në karantinë pas rritjes së rasteve me Covid-19.
Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se hyrja e Prishtinës në karantinë është e kot, raporton “Epoka e re”.
“Futja vec e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njejtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.



