A do të jetë e hëna ditë pushimi? Kurti i shkruan Sveçlës

26 nëntor 2021 | 11:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, lidhur me festën e 28 Nëntorit.

Përmes kësaj letre, Kurti i ka kërkuar Sveçlës që të njoftojë nëpunësit e administratës publike, që për nder të kësaj feste, 29 nëntori do të jetë ditë pushimi.

“Ju lutem vini re që nisur nga dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave, të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike, që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi. Ju lutem të mbani të informuara të gjitha institucionet publike lidhur me këtë kërkesë”, është thënë në letrën e Kurtit drejtuar Sveçlës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës “Reshat Çoçaj” ka nisur edicioni…