A do të prishet koalicioni qeverisës, tregon Haradinaj

29 janar 2019 | 13:00

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vendimi për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk ka ndryshuar.

“Vendimi për taksën është një vendim legjitim në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ky është pozicioni ynë për taksën”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.

Kryeministri i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve edhe sa i përket mundësisë së prishjes së koalicionit qeverisës, si shkak i taksës.

Haradinaj ka thënë se edhe nëse prishet koalicioni taksa do të mbetet deri në verë.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkruarës në zgjedhje, atëherë i bie që taksa mbetet deri në qershor. Nëse shpallen zgjedhjet janë 45 ditë derisa ato të mbahen, ndërsa deri të krijohet parlamenti janë edhe 30 ditë të tjera. Po ashtu edhe qeveria merr disa ditë kohë për t’u formuar. Kështu që hyjmë në verë. Pra bëheni gati se në verë hyjmë në taksë”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shërbyes civil në Prizren ka refuzuar të mbajë grevë,…