AAK e quan skandaloze ndaljen e shtesave për pensionistët, kërkon nga Qeveria ta anulojë këtë vendim

22 prill 2021 | 13:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti për heqjen e shtesave prej 20 euro për pensionistët.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi ka thënë se Qeveria Kurti duhet që menjëherë ta anulojë këtë vendim.

“Ne kërkojmë nga kryeministri që menjëherë ta ndalojë këtë vendim për shtesat prej 20 eurove që i janë hequr pensionistëve. Kjo mënyrë e veprimit të Qeverisë është në vazhdën e gabimeve që ka bërë dhe ka filluar të thellojë krizën në vend”, ka thënë Isufi.

Ai ka shtuar se me këtë vendim Qeveria Kurti ka rrezikuar kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, atë të pensionistëve.

“Ka segmente tjera ju qeveria mund të kursehet. Është johumane jo njerëzore ky vendim i marr dje, dhe kërkesë e jona është që qeveria menjëherë ta anulojë këtë vendim”, u shpreh Isufi.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e quajti këtë vendim skandaloz, ku preket kategoria më e rrezikuar sociale ajo e pensionistëve.

“Sot jemi më 22 prill, një muaj nga qeverisja Kurti dhe për këtë muaj kanë ndodhur një mori vendimesh që kurorëzohet me vendimin e fundit që është skandaloz që preket kategoria më e rrezikuar sociale ajo e pensionistëve. Jemi duke folur për veprime totalisht të papërgjeshme të pa planifikuara”, ka thënë Tahiri.

Tahiri shtoi se shfuqizimi i vendimit që sanksionin kategorinë më të rrezikuar sociale, duhet të ndodh sot.

Sa i përket vaksinave antiCovid, Tahiri tha se nëse Qeveria merr vendim për blerjen e tyre AAK do t’ju qëndroj mbrapa. “Sa i përket vaksinave, ne jo që jemi të fundit , por kemi hyrë në konflikt mes veti jo mediat, jo gazetarët, jo kontrata, merrni vendim për blerje të vaksinave AAK e keni mbrapa në Kuvend, kjo është kërkesa jonë për ta. Mos të fshehën nga përgjegjësia”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e…