Osmani e falënderon Szunyog për vaksinat që janë siguruar nga BE-ja

22 prill 2021 | 13:33

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilit i shprehu mirënjohje pas vendimit të fundit të BE-së për të ndarë një sasi të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

“Sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit, andaj jemi tejet falënderues për sigurimin e 95 000 vaksinave nga ana e BE-së për qytetarët tanë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet me seriozitet dhe të komunikohet qartë gjendja e rëndë me pandeminë në vendin tonë, në mënyrë që kjo të reflektohet në kriteret përcaktuese për ndarjen e vaksinave përmes nismave si kjo e BE-së dhe ajo e COVAX-it”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për prioritetet programore gjatë mandatit të saj, duke vënë theks të veçantë në politikën e jashtme, fushën e sigurisë, sundimin e ligjit e me ç’rast theksoi se e mbështet plotësisht procesin e vetingut, duke e konsideruar edhe si parakusht për sundimin ligjit dhe demokracisë në vend.

Presidentja Osmani ka thënë se do të punohet paralelisht edhe për arritjen e objektivave zhvillimore në përputhje me Agjendën e Gjelbër Evropiane për Ballkanin Perëndimor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti…