AAK-ja i reagon Dimal Bashës: A erdh gruri dhe vaji, të kujt janë ekstazitë?

31 gusht 2023 | 13:26

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pasi ky i fundit ka akuzuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj që së bashku me kreun e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun, dhe nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë narrativën dhe klimën për eliminim e Albin Kurtit.

Xhemaili i ka parashtruar disa pyetje publike deputetit të LV-së, Dimal Basha.

Dimal Basha, i kam disa pyetje: A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë LV-së, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Berishaj, apo jeni nxënë duke e luftuar gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë? Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!”, ka shkruar Xhemaili në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë…