AAK-ja kërkon nga presidenti Thaçi t’ua emërojë anëtarin e KQZ-së

24 gusht 22:34

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që sa më shpejt ta emërojë anëtarin e fundit të KQZ-së të propozuar nga ky subjekt partiak.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ka kohë që AAK-ja e ka dërguar kandidatin e vet për KQZ-në dhe kjo nuk ka ndodhur.

Postimi i plotë i Nitajt:

Presidenti ta emërojë kandidatin e AAK-së në KQZ

Eshte e pakuptueshme që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka emëruar hala anëtarin e KQZ-së, nga radhët e AAK-së. Ka kohë që Aleanca e ka dërguar kandidatin e vet për KQZ-në dhe kjo nuk ka ndodhur. Ai ditë më parë e emëroi kandidatin nga radhët e PDK-së, por nuk veproi njejtë me kandidatin e AAK-së. Presidenti duhet të veprojë sepse zgjedhjet janë në prag!

MN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar në Shkup me…