Abazi: Nuk duhet të dënohet Skënderbeu

28 mars 2020 | 20:01

Të gjithë tifozët e Skënderbeut e mbajnë mend më së miri Leonit Abazin, futbollistin që gjithmonë do të spikaste në lojën e tij. I lindur për “t’u dashuruar” me të, pasi edhe kur është larguar nga Korça, kjo ka ndodhur me fjalët më të mira.

Pa krijuar asnjë keqkuptim, do të shkonte te Prishtina, atje ku lufton në një tjetër kampionat. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Abazi shprehet se e ndjek ende Skënderbeun në kampionatin shqiptar, ndërsa shprehet se do të marrë pafajësinë në gjyqin e fundit sa i përket dënimit për Evropën. Të paktën, kështu shpreson dhe uron që të ndodhë, pasi flitet për shembullin e këtyre viteve në futbollin shqiptar.

“Është një situatë e vështirë jo vetëm për ne, por për të gjithë sa i përket koronavirusit. Duhet që të mësohemi tani dhe të qëndrojmë nëpër shtëpitë tona, për të mirën e të gjithëve. Nuk e kam menduar më parë që do të mbërrinim deri në këtë pikë. Sigurisht që do ta mbajmë mend për gjithë jetën, por me rëndësi është që ta fitojmë këtë luftë dhe të kthehemi në jetën tonë normale. Aventura ime në Kosovë po ecën shumë mirë, jemi aty mes ekipeve ku është vendi i parë. Por tani nuk jemi menduar për sportin, por për familjen tona dhe si ta mposhtim COVID-19. Për mendimin tim, futbolli në Kosovë do ta arrijë për pak kohë nivelin e Superiores. Unë kam bërë 6 vite në Korçë dhe u ndieja si në shtëpinë time aty. Dhashë gjithçka kisha nga vetja. Njerëzit atje ishin shumë të respektuar dhe të dashur, pa harruar edhe ata në qytetet e tjera. Gjithmonë kam qenë i nderuar që kam mbajtur fanellën e një ekipi si Skënderbeu. Patjetër që u mërzita kur u largova, por kam fjalët më të mira për qytetin dhe njerëzit në Korçë. I falënderoj të gjithë drejtuesit dhe familjen Takaj. E ndjek çdo herë Skënderbeun kur kam mundësi sepse kam shumë shokë aty dhe i uroj suksese. Për mendimin tim do të marrin përgjigje pozitive për pafajësinë dhe lutem që kjo të ndodhë, sepse nuk është gjë e mirë për futbollin shqiptar që të dënohet një ekip si Skënderbeu, shembulli i këtyre viteve”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka postuar një fotografi në…