Abazi pas takimit me ambasadorin e ShBA-së

02 qershor 2022 | 11:56

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi është deklaruar për medie  pas mbledhjes së sotme të këtij komisioni, ku i pranishëm ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abazi ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar lidhjen e marrëdhënieve speciale e strategjike me ShBA-në, si dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

“Natyrisht që rikujtuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë. Kjo do të vazhdojë, sepse në kontekstin gjeopolitik mund të ketë edhe çështje që diskutohen, por ato janë mes miqve mes partnerëve dhe kjo frymë do të vazhdojë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se Komisioni për Punë të Jashtme është platformë e hapur miqësore që të dëgjohen edhe këshillat e miqve, sidomos të ambasadorëve të ShBA-së që kanë përvojë të jashtëzakonshme në procesin unik të shtetbërjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të fillojë edicionin e…