Abazoviqi: Qeveria ime është kursimtare

21 qershor 2022 | 11:13

Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, ka thënë se qeveria të cilën ai e drejton nuk është duke i përdorur veturat zyrtare jashtë orarit të punës.

Kursimet e qeverisë së tij, ai i ka përmendur teksa ka folur për çmimet e larta të naftës, raporton “Vijesti”.

“Nga sot vlejnë çmimet e reja të derivateve të naftës, kështu që karburantet do të shtrenjtohen në 14 ditët e ardhshme, përkatësisht eurodizel dhe nafta për ngrohje nga 20 centë. Një litër eurodizel tani kushton 1.78 euro, ndërsa nafta për ngrohje 1.99 euro”, ka thënë Abazoviqi.

Ai ka shtuar se janë duke bërë gjithçka çfarë munden që ta zbusin krizën.

“Mos të harrojmë që është një luftë në territorin e Evropës”, ka thënë ai.

Abazoviqi ka treguar se kanë shfuqizuar rregulloren për caktimin e banesave për funksionarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…