Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë

07 shkurt 2020 | 19:59

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se Autostrada e Anamoravës do të bëhet brenda këtij mandati qeverisës.

Sipas tij, kjo është pika e parë e programit të Qeverisë Kurti.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë”, shkruan Abdixhiku.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, tha po ashtu se sot ka takuar zyrtarë të Bankës Botërore, me të cilët tha se do të përshpejtojnë marrëveshjen për një kredi prej 60 milioni euro investime.

“Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”, shkruan Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mosbalancimi i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore do të…