Abdixhiku bën homazhe në Koshare

09 prill 2023 | 12:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare ku nderoi të rënët në 24-vjetorin e betejës së Koshares.

“Mes heronjve të rënë që kanë gjetur pavdekësinë, me të gjallët dhe kujtimet e tyre për mëngjesin që mbanë datën 9 prill, shënuam 24 vjetorin e Betejës së Koshares dhe triumfit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në thyerjen e kufirit shqiptar”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se Kosharja sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë.

“Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”.

“Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kirurgjinë Abdominale në QKUK, trajtohen pacientë nga Kosova dhe…