Abdixhiku: Cilësia e ajrit është përmirësuar rrënjësisht

09 prill 2020 | 13:08

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se është përmirësuar rrënjësisht cilësia e ajrit në Kosovë.

“E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50 për qind. Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorologjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë. Rrini në shtëpi. Edhe pak. Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i ri i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe…