Banka Botërore tregon se çfarë e pret Kosovën nëse vazhdon pandemia përtej tremujorit të dytë

09 prill 2020 | 13:02

Raporti i ri i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe Azi Qendrore ka projektuar se ekonomia e Kosovës, në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të rajonit do të pësojë një tkurrje në vitin 2020 edhe nëse masat parandaluese hiqen gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Raporti “Përditësimi Ekonomik – Pranverë 2020″,  ka theksuar se përveç mbylljes së përkohshme të aktiviteteve kyçe ekonomike dhe humbjes së të hyrave të lidhura, në Kosovë ndikimi i pandemisë do të shoqërohet kryesisht me uljen e eksporteve të nxitura nga diaspora, të remitancave informale, si dhe të Investimeve të Huaja Direkte në ndërtimin e banesave; por ekonomia pritet të rimëkëmbet në vitin 2021.

“Nëse pandemia vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, ndikimi i COVID-19 do të jetë më i ashpër në anën e furnizimit të ekonomisë, duke çuar në humbje afatgjata në vende të punës dhe prodhim”, është thënë në raportin e Bankës Botërore.

Raporti i ri i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, Përditësimi Ekonomik – Pranverë 2020, i publikuar…

Gepostet von World Bank Kosovo am Donnerstag, 9. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur të enjten takimi i Qendrës Operative Emergjente dhe…