Abdixhiku e njofton zëvendëspresidentin e PE-së me qëndrimet e LDK-së për dialogun

17 maj 2023 | 16:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të mërkurën në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Sipas LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi,…