Abdixhiku flet për tentim-atentatin: Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar

19 janar 2023 | 11:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, derisa ka konfirmuar tentim-atentatin ndaj tij ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.

Këtë deklarim Abdixhiku e ka bërë para mediave, derisa shtoi se nuk ndjehet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme në media është raportuar për një…