Abdixhiku kërkon mbështetjen e Danimarkës për liberalizmin e vizave

11 mars 2022 | 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës,  Nick Haekkerup.

Në këtë takim, Abdixhiku është njoftuar në lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, e cila pritet të vijë në Kuvend.

Më këtë rast, Abdixhiku e ka falënderuar ministrin Haekkerup për vizitën në LDK, duke kërkuar nga Danimarka ta mbështesë Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. Palët janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimin e që mbështetja ndaj Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej më shumë se 10 ditësh Rusia vazhdon sulmet e…