Abdixhiku: Kosova ka nevojë të kalojë nga konflikti partiak tek zgjidhjet për jetën e qytetarëve

21 maj 2026 | 22:27

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Pressing të T7, deklaroi se politika po merret me gjëra totalisht irelevante për qytetarin e Kosovës.

Ai tha se Kosova ka nevojë të kalojë nga konflikti partiak tek zgjidhjet për jetën e qytetarëve.

“Merreni me mend, ne po merremi me gjëra totalisht irelevante për qytetarin e Kosovës. Beso, ato mund të jenë atraktive për një fushatë elektorale, por ‘më tha të thash’, të shpifësh, janë totalisht të panevojshme për njerëzit tanë. Do të doja që kjo politikë e kësaj gjenerate tonë, të flasim për çështje konkrete. Hajde t’i ballafaqojmë idetë”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i LDK-së ka folur në Rubikon të…