Abdixhiku nderon Nekibe Kelmendin në 11-vjetorin e vdekjes së saj

19 qershor 2022 | 14:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë dhe familjarë ka bërë homazhe dhe ka përkujtuar ish-deputeten dhe ish-ministren Nekibe Kelmendi, në 11-vjetorin e vdekjes së saj.

Abdixhiku e ka përshkruar Nekibe Kelmendin si grua të hekurt, e cila kishte vartë mbi supe dhumbjen dhe rolin fisnik të nënës shqiptare.

“Sot janë bërë njëmbëdhjetë vjet nga ikja në amshim e veprimtares së çështjes kombëtare, Nekibe Kelmendi. Nekibe Kelmendi ishte gruaja e hekurt, që barte mbi supe dhimbjen dhe rolin fisnik të nënës shqiptare e cila ia kishte falur lirisë së Kosovës dy bijtë e saj, Kastriotin e Kushtrimin dhe bashkëshortin, avokatin e shquar, Bajram Kelmendi. Ajo la gjurmë të pashlyeshme si veprimtare e paepur e çështjes kombëtare, aktiviste politike, avokate, deputete e ministre e drejtësisë. Nekibe Kelmendi si ministre vuri bazat e sistemit të drejtësisë në vend pas shpalljes së pavarësisë, duke dhënë kontributin e saj të pazëvëndësueshëm për shtetin e drejt dhe ligjor”.

“Edhe pas fillimit të dekadës së dytë nga vdekja e saj, ne sot kujtojmë dhe nderojmë me pietet rolin dhe misionin e saj jetësor për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ikja e saj e hershme la zbraztësirë në jetën politike e profesionale. Jeta dhe vepra e saj është dhe do të mbetet emër i përveçëm në gurëthemelin e shtetit të Kosovës; ajo mbetet model për gjeneratat që vijnë së si duhet punuar e luftuar për ideale, pavarësisht sfidave e vështirësive jetësore. Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e Nekibe Kelmendit”, ka thënë Abdixhiku.

May be an image of 12 people, people standing, flower and outdoorsMay be an image of 8 people, people standing and outdoorsMay be an image of 10 people, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rritur edhe më tej trendi i importit të mallrave…