Abdixhiku: Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë

05 korrik 2023 | 16:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i mirëpritur në Kosovë.

Duke komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti që të takohet me Ramën pa mbledhje të dy qeverive, Abdixhiku, ka thënë se vetëm fakti se diskutohet pritja ose jo e tij, flet për “gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”.

“Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, ka thënë Abidhxiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë deri më 31 gusht do të ofrojë…