Komuna e Vushtrrisë ofron shërbime për diasporën edhe ditën e shtunë

05 korrik 2023 | 16:01

Komuna e Vushtrrisë deri më 31 gusht do të ofrojë shërbime për diasporën edhe ditën e shtunë.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka njoftuar se enkas për diasporën janë krijuar sportele të veçanta që do të ofrojnë shërbime ditëve të punës, ndërkaq çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të punojnë shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

“Këtë vendim e kam marrë me qëllim që bashkatdhetarët nga diaspora të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë në administratën e komunës”, ka thënë ai.

Edhe vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë ka punuar ditën e shtunë për të ofruar shërbime për diasporën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kenan Dernjani shpall te pavlefshme diplomen e shkolles se mesme…