Abdixhiku takohet me Apostolovën, bisedojnë për projektet e përbashkëta

27 shkurt 2020 | 17:09

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim, Abdixhiku dhe Apostolova, kanë biseduar për projektet e përbashkëta dhe planet e së ardhmes në dikasterin e mjedisit dhe infrastrukturës.

Derisa Abdixhiku ka shpalosur prioritetet qeverisëse, shefja e BE-së në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për përkrahje financiare, politike e këshilluese në realizim të projekteve të mira për Kosovën.

Abdixhiku ka thënë se është falënderues për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë për shtetin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se i ka…