Abdixhiku takon Szunyog, flasin për zgjedhjet lokale, dialogun dhe vaksinat

18 maj 2021 | 17:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë takimit, sipas njoftimit për medie të LDK-së, Abdixhiku e ka njoftuar zyrtarin e BE-së për qëndrimet e LDK-së karshi Programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025, për përgatitjet për zgjedhjet lokale, për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë.

Ambasadori Szunyog ka shprehur gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe më tej në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Abdixhiku ka theksuar se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë së…