Abrashi: Ahmeti po ikë nga përgjegjësia si kryetar i Prishtinës

05 korrik 2018 | 14:57

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Shpend Ahmeti është duke ikë nga përgjegjësia si kryetar i kryeqytetit.

“Një kryetar i komunës që nuk vjen me muaj të tërë në Kuvend Komunal, derisa gjen kohë për udhëtime turistike me financa të dyshimta”, ka thënë Abrashi në një konferencë për medie.

Ndërsa, asamblistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, ka folur për Raportin e Auditimit në lidhje me punën e kryeqytetit.

Ajo ka thënë se nuk është bërë klasifikimi i vendeve të punës, duke thënë së për vendin e njëjtë të punës, jepen paga të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka pranon faktin se…