Abrashi: Do të subvencionohen kompanitë e transportit brenda vendit

27 janar 2021 | 15:53

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportuesve Rrugorë, kanë mbajtur një konferencë për medie, ku e kanë konfirmuar dakordimin e tyre që të subvencionohen kompanitë e transportit rrugor brenda vendit, ndërsa për linjat ndërkombëtare ende nuk ka ndonjë vendim, porse sipas tyre do të dakordohën në ditët në vijim edhe për këtë.
Abrashi në një konferencë për medie ka thënë se së bashku me Shoqatën e Transportit Rrugor, pandemia ka ndikuar dukshëm te kompanitë që kanë bërë transportin e udhëtarëve. “Në kuadër mundësive buxhetore të vitit 2020 që kemi pasur ne kemi bërë disa lirime të pagesave”, u shpreh Abrashi.
Tutje, ai ka thënë se e kanë hartuar një kornizë e cila do ndihmojë këto kompani për lirimin e pagesave gjatë rrugëtimit të tyre. “Nesër do kemi një marrëveshje mbi parimet dhe më pas takime tjera”, u shpreh ai.
Abrashi tutje ka deklaruar se bëhet fjalë për subvencionimin e 400 kompanive.
“Po flasim për mbi 400 kompani që operojnë me veprimtarinë e tyre dhe kanë lidhje ndër-urbane”, u shpreh ai.

I pyetur lidhur me përcaktimin e kilometrave të transportit edhe për linjat jashtë vendit, Abrashi tha që kilometrat e kaluar nga kompanitë e kanë bërë që të subvencionohen të gjitha kompanitë apo operatorë të cilat janë të licencuar në të gjithë qytetet e Kosovës.  Mirëpo, për ato që kanë operuar jashtë vendit sipas Abrashit, akoma s’është vendosur. “Janë përmendur edhe linjat rajonale dhe ndërkombëtare, që me qenë të drejtpërdrejta, por do shohim më tutje se çfarë do bëhet me ato jashtë vendit”, u shpreh Abrashi.

Kurse, kryetari i Shoqatës së Transportit të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se është e domosdoshme që këto kompani të kenë ndihmesa. “Është me patjetër që këto kompani të ndihmohen dhe të arrijnë të mbijetojnë”, ka thënë Kurtishaj, duke shtuar se Kosova ka nevojë për zhvillimin e turizmit dhe duhet të punohet mbi bazën e profesionalizmit dhe jo partiake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, i…