Adelina Tahiri rrëzohet në mes të skenës, ja si reagoi këngëtarja

04 korrik 2022 | 15:57

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, është përballur me një incident të papritur teksa po ngjitej në skenën e “Miss Shqipëria”.

Ajo ishte e ftuar për të performuar gjatë mbrëmjes së djeshme për finalen e konkursit të bukurisë. Teksa po ngjitej në skenë ajo përshëndet të gjithë të pranishmit dhe më pas duke zbritur një shkallë ajo rrëzohet.

Megjithatë Adelina e menaxhoi mjaft mirë incidentin duke buzëqeshur dhe duke u ngritur përsëri. Videoja është publikuar nga vetë këngëtarja, e cila kështu tregon se i merr me mjaft sportivitet këto situate, ndërsa incidentin e ndodhur e cilëson si “sy të keq”.

Adelina shkëlqeu me veshjen e saj, e tëra e shndritshme, e cila i ekspozonte edhe format e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka obliguar lokalet e gastronomisë që të…