Ademi merr pjesë në manifestimin ‘The Best FIFA Football Awards’

23 shtator 2019 | 14:02

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi po qëndron në Milano, ku do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards” me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Kjo gala mbrëmje mbahet sonte në orën 20:30 në shtëpinë e Operës në Milano, me mysafirë të shumtë nga bota e futbollit.

“Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni kryetari Ademi, sot dhe nesër, do të ketë takime me zyrtarët e sektorëve të ndryshëm të FIFA-s, derisa njëra ndër çështjet që do të diskutohet do të jetë edhe ajo e Loret Sadikut, për të parë se si ka shkuar procesi i deritashëm dhe ku ka ngecur puna”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë…