Ademi, ministri i parë që flet shqip në një mbledhje të Qeverisë së Maqedonisë

29 janar 2019 | 16:50

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të ekzekutivit në Shkup ka qenë ministri i parë që, në bazë të Ligjit të posamiratuar për përdorimin e gjuhës shqipe, ka përdorur gjuhën e vet amtare, atë shqipe.

Ademi, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, ka porositur se Ligji i ri për gjuhët “duhet të rrisë kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”.

“Sot pata nderin si ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe. Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrit kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin një shoqëri për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM-ja. Para së gjithash ky ligj është në interes të qytetarëve, gjithë bashkësive etnike dhe komunikimit të tyre me institucionet, dhe ne si politikan përmes shembullit personal të tregojmë përforcimin e këtij kohezionit, duke ju shmangur politikave ditore”, ka shkruar Ademi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e…

Gepostet von Edmond Ademi am Dienstag, 29. Januar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir…