Ademi: Së bashku do ta arrijmë suksesin që e synojmë

28 shtator 2022 | 13:31

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është shprehur i lumtur me fitoren e “dardanëve” kundër Qipros (5-1). Kosova e ka siguruar vendin e dytë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

I pari i futbollit tonë, përmes llogaris së vet në “Facebook”, ka thënë se është krenar për paraqitjen e djemve të Kosovës.

“Krenar me djemtë dardanë. Së bashku do ta arrijmë suksesin që e synojmë e për të cilin po punojmë pareshtur e me përkushtim”, ka shkruar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur…