Ademi takon presidenten e federates angleze Debbie Hewitt

06 korrik 2022 | 20:58

Presidenti i Federatēs së Futbollit të Kosovēs, Agim Ademi po qëndron zyrtarisht në Manchester të Anglisë.

Gjatë vizitës në Angli, Ademi ka takuar shumë personalitete të larta të futbollit evropian e ndët to edhe nikoqiren e Euro 2022, presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.

Njoftimi i plotë i Ademit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Në Manchester takova nikoqiren e Euro 2022, presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.

Diskutuam për projektet e dy federatave si dhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërmjet ekipeve tona kombëtare.

#BashkëPërFutbollin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitë patrulluese të…