Adriatik Kajtazi emërohet asistent-trajner i klubit zvicëran Volley Schönenwerd

25 shtator 2022 | 12:20

Ish-volejbollisti i Pejës, si dhe një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar, Adriatik Kajtazi është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zvicëra, Volley Schönenwerd.

Kajtazi ishte pjesë e Pejës por në të kaluarën ka luajtur në Katar dhe Shqipëri, Zvicër, Maqedoni dhe vende tjera.

Në Kosovë është shpallur disa herë si lojtari më i mirë në vend, teksa ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Shqipërisë ndër vite.

Po ashtu, vitin e kaluar, ai ishte edhe ndihmës trajner i Kombëtares U20 të Kosovës.

Volley Schönenwerd është klub me bagazh e traditë të madhe në volejbollin zvicëran, aktiv qysh nga viti 1980.

Federata e Volejbollit të Kosovës i ka uruar fat në aventurën e re Kajtazit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk…